“Kemi dëgjuar se ka probleme”, flasin fqinjët e autorit dhe viktimave në Gramsh
Një krim i rëndë në familje ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Tervol të Gramshit.
Shtetasi Xhevit Sinani, 75 vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani.
Fqinjë të familjes Sinani në një intervistë për gazetarin e Euroneës Albania Renato Tafani treguan se janë shokuar kur kanë dëgjuar lajmin pasi familja Sinani njihet në zonë si një familje e qetë, pa probleme. Ata thanë se autori kishte shfaqur disa probleme mendore por askush nuk e mendonte se do arrinte deri këtu
“I njohim për njerëz të mirë, sidomos Shaqiri dhe gruaja flori. Nuk jetojnë në një shtëpi, viktima jetonte rreth 10 minuta larg. Për Xhevitin kemi dëgjuar që ishte pak problematik, nga mendja. Nuk kemi dëgjuar kurrë për probleme mes tyre. Jemi shokuar sot kur e kemi marrë vesh”, tha një fqinje e familjes Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë