Si është jeta e të rinjve sot? Gazetari: Ne na e zgjidhte Partia shkollën!
Gazetari Agim Baçi komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania sipas të cilit, 68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve sot e ka më të lehtë për të përballuar jetën se sa gjeneratat e mëparshme.
Baçi u shpreh se sot të rinjtë janë shumë më të lirë se ç’kanë qenë gjeneratat para tyre për të zgjedhur se çfarë duan të bëjnë me jetën.
Sipas tij, liria për të vendosur është shansi më i madh i të rinjve të sotëm.
“Mjafton që të kujtojmë që në kohën time ta caktonte komiteti i klasës se çfarë do të studionim, ndërsa të rinjtë sot e zgjedhin vetë se çfarë duan të bëjnë. Mjafton liria për të zgjedhur, këta e kanë më të lehtë. Kanë më shumë mundësi, pra dhe më shumë alternativa dhe mund t’ia dalësh. Sot nëse dështojnë diku, mund të provojnë diçka tjetër. Liri për të vendosur është shansi i tyre më i madh”, tha Baçi.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor