Gjobiten 701 qytetarë për mosmbajtjen e maskës, 9 persona shoqërohen në komisariat
Në kuadër të masave të reja për pandeminë e coronavirusit të miratuara nga qeveria javën e kaluar për mbajtjen me detyrim të maskës, Policia e Shtetit ka njoftuar se vetëm ditën e sotme në të gjithë vendin janë gjobitur 701 persona me 3 mijë lekë të reja.
Po ashtu janë shoqëruar në ambientet e Policisë edhe 9 shtetas të tjerë që pasi u është bërë identifikimi janë ndëshkuar me gjobë për thyerjen e masës anti-Covid dhe janë lënë të lirë.
Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 564 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
Dita e hënë shënoi një numër dyfish më të lartë krahasuar me një ditë më parë.
Lexoni gjithashtu:
Meta sqaron pse nuk dekretoi mbajtjen me detyrim të maskave në mjediset e hapura
Situata e pandemisë, Genc Sulçebe: Mund të infektohemi edhe pasi e kemi kaluar njëherë COVID-19
Mbi 1000 gjoba për maskat, qytetarët të drejtë ankimimi vetëm në Gjykatën Administrative
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave