FSHF vlerëson më të mirët për vitin 2022, Xhixha fiton ‘Topin e Artë’
Redon Xhixha është fituesi i Topit të Aartë për vitin 2022 në Shqipëri. 24-vjeçari shkëlqeu me bardheblutë në sezonin 2021-2022 ku kryeqytetasit u shpallën kampionë të Superligës.
Ceremonia e më të mirëve u zhvillua në ambientet e teatrit të operas dhe baletit ku u vlerësuan protagonistët kryesorë të futbollit në vend.
Trajneri i vitit u shpall një tjetër kampion, Orges Shehi i cili ishte timonieri i Tiranës në rrugën drejt trofeut.
Top i Artë për vajza shkoi për Megi Doçin, sulmuesen e Vllaznisë, ndërsa skuadra kuqeblu mori dhe një vlerësim nga Kreu i FSHF Armand Duka.
Goleadori i Laçit në sezonin që lamë pas me 19 rrjeta ishte Saliu Guindo, i cili rrëmbeu këpucën e artë, ndërsa në anën tjetër, ishte sërish Megi Doçi e cila shënoi plot 66 gola në sezon.
Arbitri i vitit u shpall Juxhin Xhaja, ndërkohë vlerësim pati edhe për talentet e vitit.
Në përfundim, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Altin Lala shpalli dhe formacionin më të mirë për vitin 2022 në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West