“Ka surpriza” Deklarata e fortë e gazetarit: Rama nuk pritet më në Shtëpinë e Bardhë
Gazetari Aulon Kalaja bëri një deklaratë të fortë nga studio e Euronews Albania, teksa tha se kryeministri Rama nuk do të pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë për shkak të përfshirjes në çështjen McGonigal.
Ai shtoi gjithashtu se në lidhje me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së do të ketë surpriza pasi nuk bëhet fjalë vetëm për 225 mijë dollarë.
Gazetari nënvizoi se McGonigal duhet t’i bëjë një nder të madh Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke u bërë i penduar i drejtësisë dhe të tregojë se ku i mori paratë.
“Zoti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk shkel më në Shtëpinë e Bardhë. Po e bëj këtë deklaratë këtu në këto momente sepse është njeri nën akuzë. Nuk futet më në Shtëpinë e Bardhë, kjo është deklarata ime. Kryeministri Edi Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është e para dhe e dyta që dua të them është se zoti McGonigal duhet të flasë, pra ai duhet të kthehet në të penduar të drejtësisë për atë që di, për të shpëtuar veten e tij dhe për t’i bërë një nder të madh Shqipërisë, por edhe Shteteve të Bashkuara. Duhet të flas dhe të thotë ku i mori paratë. Besoj se do kemi surpriza pasi nuk bëhet fjalë për 225 mijë dollarë, më besoni. Është shifër modeste për FBI-në”, tha Kalaja.
LEXO GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi