Lleshaj: Shtetësia kompetencë e ministrisë, nëse Ronaldo vendos të luajë për Shqipërinë mund t’ia japë presidenti
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj në një intervistë për Ilva Now i dha përgjigje çështjes së diskutuar kohët e fundit lidhur me dhënien e nënshtetësisë nga presidenti i republikës, procedurë kjo që sipas ligjit duhet të kalojë nga Ministria e Brendshme.
Z. Lleshaj tha se e ka ndjekur me shqetësim këtë çështje pasi Ministria e Brendshme është institucioni përgjegjës për të dhënë nënshtetësisë dhe procedura finalizohet me dekretin e presidentit.
Sipas tij, për këtë çështje rezulton të ketë një anomali që duhet sqaruar, pasi volumi i shtetësive të dhëna përmes procedurës së veçantë direkt nga kreu i shtetit është i madh dhe pothuajse i barabartë me numrin e shtetësive të dhëna nga ministria, sipas procedurave normale.
“Si rregull shtetësia kalon nga Ministria e Brendshme dhe finalizohet nga presidenti me dekretin, presidenti është hallka e fundit.
Për këtë çështje kemi komunikim pasi rregullisht ministria përcjell praktika për dekretim, por kjo çështjet e hapura për procedurat e rregullta dhe të mbyllura direkt tek presidenti na ka krijuar një farë shqetësimi. Rezulton që kemi një anomali që duhet sqaruar.
Volumi i shtetësive të dhëna përmes procedurës së veçantë është i madh, është afërsisht sa ai procedurave të dhëna në mënyrë të rregullt. Përjashtimi është barazuar me rregullin në numra.
Kjo e bën disi shqetësuese, po dua t’u inkurajoj ta sqaroni më mirë këtë me presidentin. Ne si ministri
nuk kemi tagër t’i kërkojmë llogari presidentit. Po mundohemi ta kuptojmë.
Çështja e shtetësisë është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme.
Ligji parashikon që mund të jepen shtetësi edhe me një procedurë më të reduktuar sa i përket kushteve, kur ka një interes kombëtar, një të huaji mund t’i kërkohen më pak kritere, p.sh jo të ketë 5 vjet në Shqipëri. P.sh, një futbollist që i jepet shtetësia për interes kombëtar. Nëse Ronaldo nesër vendos të luajë me Shqipërinë. Kjo është fryma e ligjit”, sqaroi ministri.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik