Sherr për prona, detaje nga plagosja e nënë e bijë. Dëshmitarët: U qëlluan në makinë
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Fushë-Kosovë, ku nënë e bijë u qëlluan me armë zjarri brenda automjetit të tyre.
Sipas deklarimeve të para të dëshmitarëve, ata shprehën se dy gratë u gjetën të gjakosura me plagë të rënda në trup.
“Vajza ka ardh pa frymë në banesë dhe më tregoi se i ka parë dy gra të shtrira në tokë. Pastaj kur kemi dal e kemi pa që në vendin e ngjarjes kanë ardh policia dhe autoambulanca”, tha një dëshmitare për Klankosova.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për një pronë.
Të dy gratë janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nëna e lindur në vitin 1959, është duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në stomak. E bija e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime të lehta në duar.
Policia po vijon punën për kapjen e autorit të krimit të rëndë, i cili tashmë akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
LEXO GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi