Ndërtohen katër tunele tek “Shqiponja”, Balluku apel drejtuesve të automjeteve
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar nisjen e punimeve për fazën e tretë të Unazës së Re në segmentin e rreth rrotullimit tek zona e njohur si “Shqiponja”.
Znj. Balluku tha se puna ka avancuar pavarësisht se udhëtarët që kalojnë çdo ditë në këtë segment nuk e vënë re progresin.
Për shkak të nisjes së fazës së tretë të punimeve, për katër muajt e ardhshëm segmenti rrugor në Unazën e Re pranë rreth rrotullimit të “Shqiponjës” do të ketë një trafik të rënduar.
Pë këtë arsye, ministrja e Infrastrukturës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin Rrugën e Ndroqit ose Rrugën e Elbasanit kur e kanë të pashmangshme udhëtimin drejt kryeqytetit.
“Shpresoj që të kapim afatet dhe loti të përfundojë brenda katër muajve”, tha ministrja duke shtuar se, ka përfunduar ndërtimi fillestar i katër tuneleve që do të bëjnë shpërndarjen e trafikut në rreth rrotullim.
Gjithashtu ajo nënvizoi se, ka pasur vonesa për shkak të politizimit të çështjes ndërsa afati për përfundimin e të gjithë segmentit është tetori i vitit të ardhshëm.
Projekti parashikon dhe rikualifikimin e Lumit të Lanës kurse prishja e banesave për lotin e tretë do të kryhet nesër.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon