Afera 250 mijë $ e McGonigal, Shtuni: Absurde të ketë rrezikuar aq shumë për kaq pak

28 Janar 2023 | 21:42

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, i cili u prononcua në lidhje me skandalin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Shtuni tha se i duket absurde që McGonigal të ketë rrezikuar aq shumë për të marrë aq pak para, duke iu referuar shumës prej 250 mijë dollarë që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare Agron Neza.

Ekspertoi shtoi se nivelet e pagave në rangun e zyrtarëve të lartë si McGonigal janë tepër të larta, sa që nuk mund të korruptohen.

“E para e punës ne kemi një shprehje të bukur në Shqipëri “më thuaj kë ke mik, të të them se kush je”. Ajo që doja të thoja është se ka dy pjesë, aspekti ligjor dhe i detyrimit publik që ka një zyrtar i lartë i një shteti.

Ne aktualisht e dimë që McGonigal ka 13 aktakuza në dy aktpadi, tregon që nuk është aksident, ai e ka bërë punën e tij shkel e shko. Të them të drejtën më duket absurde që të ketë rrezikuar kaq shumë për kaq pak dhe ta ketë bërë në një mënyrë kaq shkel e shko. 250 mijë dollarë mund të duken shumë por nuk janë. Sidomos duke pasur parasysh nivelin e rrogave që kanë personat në nivelin e tij. Mua më duket qesharake. Në sektorin privat që mbajnë poste kaq të larta, marrin aq para gjatë një viti kur dalin në pension dhe punësohen në kompani private”, tha Shtuni.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026