Gazetari Hoxha: Rama ka anuluar aktivitetet pas publikimit të skandalit të McGonigal
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë publike prej disa ditësh në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Rama ka anuluar edhe pjesëmarrjen e tij në disa aktivitete.
“Kryeministri shqiptar, përveç asaj deklarate që në një farë mënyre nuk është një deklaratë, por një zënie prit nga kolegët në dalje nga Partia Socialiste, ka që nga e mërkura që nuk ka asnjë dalje publike, madje, edhe anulim të aktiviteteve.
Më e fundit ku ka qenë e paralajmëruar dalja e kryeministrit, ka qenë një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku ishte vet presidenti Duka, i cili deklaroi se zoti Rama nuk erdhi në ceremoni për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Më herë mungoi edhe në seancën e parlamentit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta