Akuza të tjera ndaj Nikolla Gruevskit, ish-kryeministri maqedonas dyshohet se përvetësoi 1.3 milionë euro
Duket se telashet nuk kanë të sosur për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.
Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuza të tjera kundër tij dhe pesë persona të tjerë për përvetësim fondesh, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.
Korrespondenti i Euronews Albania në Shkup, Benjamin Arifi tha se Gruevski akuzohet se në kohën kur ishte kryetar i VMRO-DPMNE-së ka përvetësuar donacionet e partisë për të blerë truall në një nga zonat më të lakmuara të Shkupit në Vodno.
Gruevski bashkë me 5 persona të tjerë akuzohet se në periudhën 2006-2012, ka përvetësuar rreth 1.3 milionë euro donacione të padeklaruara.
“Ish-kryeministri akuzohet se bashkë me kushëririn e tij, Sasho Mijallkov, sipërmarrësin Jordan Kamçev dhe Rate Kamçeva (e ëma e Jordan, kumbarë e Gruevskit) si dhe një person tjetër, kanë themeluar një kompani në të ashtuquajturën parajsë fiskale në Belize (Amerikë Qëndrore), dhe përmes saj kanë blerë tokat në Vodne. Përgjimet e rrjedhura dhe publikuara nga Zoran Zaev nxorrën në pah lidhjet e ish-kryeministrit me këtë kompani dhe gjithë çështjen,” – tregoi gazetari Arifi.
Më tej korrespondenti i Euronews Albania kujtoi se pikërisht Jordan Kamçev shkaktoi rrëzimin e Prokurorisë Speciale pasi ishte personi që u pikas teksa përpiqej të korruptonte prokuroren Katica Janeva për të mbyllur një çështje ndaj tij.
Pas nisjes së hetimit të ri, ish-kryeministri Gruevski reagoi në rrjetet sociale duke thënë se “kjo ishte vijimësi e përndjekjes politike ndaj tij” dhe “se Maqedonia e Veriut do të mbahet mend si shteti me më shumë përndjekje politike në Evropë”.
Ish-kryeministri i RMV-së aktualisht ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik me pretendimin se “në Shkup i rrezikohet jeta”.
Një muaj më parë ai u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për “porositje të dhunimit në komunën Qendër” ndodhur në vitin 2013.
Lexoni gjithashtu:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta