Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj dhe Berisha “përplasen” në KQZ për komisionerët

Berisha-Alibeaj
30 Janar 2023 | 10:51

Një tjetër betejë mes Enkeled Alibeajt dhe Sali Berishes pritet të zhvillohet sërish në KQZ. Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dorëzoi listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Më herët edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dorëzoi në KQZ listën me komionerët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Kjo lëvizje e Berishës erdhi pak ditë pasi komisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se ai do të njohë si përfaqësues të PD-së vetëm atë që do të njohë Gjykata.

Kërkesat në KQZ i depozituan edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.

Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.

Data 6 mars është afati i fundit kur partitë dhe koalicionet zgjedhore mund të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026