Projekti për Durrësin, Alabbar: Aplikojmë teknologji më të përparuar se në Dubai

30 Janar 2023 | 11:00

Këtë të hënë u nënshkrua në Kryeministri marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, investitori Mohamed Alabbar, deklaroi se në Durrës do të aplikohet një teknologji më e përparuar dhe se në Dubai. Ai tha se investimi do të jetë një risi në qytetet inteligjente, me materiale të veçanta ndërtimi dhe shfrytëzim të energjisë së gjelbër.

“Më besoni se disa nga gjërat që po bëjmë këtu janë më të përparuara dhe se në Dubai dhe është e jashtëzakonshme ta shohësh.

Ideja e hapjes së vendeve të reja të punës, do të ketë më shumë njerëz dhe konsulentë që punojnë, më shumë punësim, por është cilësia e mendjes që duam të investojmë. Një nga këto çështje është që njërzit flasin për qytete inteligjente, por askush nuk e ka bërë. Janë bërë shumë projekte janë provuar shumë gjëra por asnjë teknologji kaq e përmisuar nuk është vënë në zbatim.

Në Durrës në Shqipëri do të jetë nga më të përparuarat. Kemi punuar 1 vit me ekipin tonë dhe kemi hartuar një listë të zgjidhjeve inteligjente të qytetaeve në botë dhe do ta ndajmë këtë gjë.

Por kjo do të mbulojë kursimin e energjisë, materialet ndërtimore, do të flasim për energji diellore, e gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Alabbar.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026