Përjashtimet e deputetëve të PD-së, Balla: Askush s’mund të marrë peng Kuvendin

30 Janar 2023 | 11:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat ku dhe foli për përjashtimin e 5 deputetëve të PD nga Kuvendi pas tensioneve që u krijuan të enjten e javës së kaluar.

Në një deklaratë për mediat ai tha se askush nuk mund të marrë peng Kuvendin dhe se përjashtimi i deputetëve është bërë në bazë të rregullores.

“As një lloj kërkese e kësaj forme nuk miratohet dhe as nuk mund të merret në konsideratë. Do mundohemi që diskutimet të zhvillohen. Deputetët që thyen rregullat të mos marrin pjesë në seancat plenare. Shpresoj që nga 2 shkurti Kuvendi t’i rikthehet normalitetit. Situata që u krijua është qesharake.  Ajo që ka rëndësi është që kush mendon dhe pretendon se do të marrë peng Kuvendit e ka shumë gabim. Kuvendi do të vazhdojë punën e vet”- tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026