“Njollose familjen”- Akuza mes Premçit dhe Valterit, ish-deputeti: Paguhesh nga Meta
Ka kaluar në akuza personale, mes ish-deputetit Halit Valteri dhe Shemsi Premçit, debati në studion e Euronews Albania në lidhje me aferën e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.
Ishte fillimisht ish-deputeti i cili akuzoi Premçin se paguhet nga Ilir Meta në lidhje me qëndrimet e tij politike.
Ky i fundit e mohoi një gjë të tillë dhe tha se është Valteri, ai i cili ka njollos familjen dhe ka tradhëtuar zgjedhësit duke u bashkuar me maxhorancën.
Pjesë nga debati:
Halit Valteri: Ky e ka personale më këdo që i shan pronarin!
Shemsi Premçi: Unë s’kam pronar zotëri!
Valteri: Ti ke pronar Ilir Metën zotëri, hedh kockën Ilir Meta leh ti. Nuk hedh kockën Ilir Meta nuk leh ti.
Premçi: Zotëri shiko se ti ke folur vetëm me të lehur e më të paguar.
Valteri: Unë jam shtëpi që nuk leh zotëri.
Premçi: Ti e ke turpëruar shtëpinë, se çfarë njolle i ke vendosur shtëpisë ti e dimë.
Mua më njofin gjithë shqiptarët që kam kundërshtuar edhe Edi Ramën Sali Berishën në kulmin e pushtetit. Unë nuk i servilosem njeriut zotëri.
LEXONI GJITHASHTU
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës