Dosja “Mc Gonigal”, gjykata e madhe në SHBA hetoi takimet e ish-agjentit në Shqipëri

30 Janar 2023 | 15:41

Në hetimin ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI, autoritetet amerikane i shkuan deri në fund lidhjeve të tij me zyrtarët e vendeve të tjera.

Në artikullin e Bussines Insider të shtatorit të vitit 2022, thuhet se hetimi i lidhjeve të ish-zyrtarit të lartë të FBI u krye nga gjykata e madhe në SHBA.

“Prokurorët shqyrtuan gjithashtu edhe dyshimet nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe mundësinë e marrjes së ndonjë “pagesë apo dhurate” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, theksohet në dokumentin e publikuar nga Busines Insider.

Kjo pjesë e dosjes u risoll edhe një herë në vëmendje këtë të hënë nga Sali Berisha. Sipas tij, nën hetim nga gjykata e lartë është vënë edhe kryeministri Rama. Në fakt dokumenti nuk është vendim gjykate, por dëshmon për verifikim të udhëtimeve dhe takimeve  të McGonigal pas vitit 2017.

Më datë 24 shkurt do të jetë seanca e radhës e Mekgonigal në gjykatë në SHBA ku do të përballet me akuzat që i janë ngritur nga gjykata.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026