“Deti” çon në Hagë Shqipërinë dhe Greqinë, Panajot Barka: Do ketë dy pikëpyetje për këtë çështje

20 Tetor 2020 | 14:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot në një takim zyrtar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ndërsa fokusi i bisedës u vendos tek gjetja e një zgjidhje për detin. Palët njoftuan se këtë çështje do ta çojnë në Gjykatën e Hagës, e cila pritet të japë një zgjidhje përfundimtare.

Kjo çështje ishte objekt i bisedës në edicionin e lajmeve në Euronews Albania. Profesori dhe diplomati i njohur Lisen Bashkurti u shpreh se qasje më e mirë për të gjetur zgjidhje do të ishte parimi i negociatave, por në mungesë të kësaj qasjeje, profesori shtoi se Haga është një hap i pranueshëm.

Nga ana tjetër, studiuesi Panajot Barka, tha se e vlerëson faktin që tashmë të dyja shtetet kanë zgjedhur t’i drejtohen Gjykatës së Hagës. Ai theksoi se Shqipëria dhe Greqia e pranojnë këtë organ suprem, ndërkohë shtoi se zgjidhja e çështjes mund të kërkojë shumë kohë.

“Jemi para një fakti, që do ta vlerësoja si shumë objektiv. Një fakt që shmang të gjitha bisedimet midis dy palëve, por deri tani nuk u bënë përpjekje finale për të zgjidhur problemet. Pala shqiptare, sipas kryeministrit Rama kërkoi të shmanget nga bisedat e drejtpërdrejta, dhe kërkoi ta dërgonte problemin në Hagë. Gjykata e Hagës është organi suprem për këtë çështje, sepse i besojnë të dyja palët. Kohëzgjatja do të jetë e madhe dhe nuk e dimë se si do të jetë vendimi, dhe reagimet në të ardhme, janë dy problemet që  do ngrenë pikëpyetje për këtë çështje”, tha ai.

Gjatë intervistës në Euronews Albania, z. Barka tha se Greqia ka të drejtë të zgjerojë territorin e saj aty ku mbarojnë 12 miljet e Shqipërisë.

“Atje ku mbarojnë 12 miljet e Shqipërisë, fillon e drejta e Greqisë për të zgjeruar territorin e saj”, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Në Hagë për kufirin detar, profesori jep alarmin për rrezikun që i kanoset Shqipërisë

Kufiri detar me Greqinë, Rama: Kemi rënë dakord t’i drejtohemi instancave ndërkombëtare

Protesta kundër Dendias në Tiranë, policia procedon penalisht Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe 16 të tjerë

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026