“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, PD bën denoncimin e fortë

30 Janar 2023 | 22:06

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi thotë se SHBA-të janë vënë në lëvizje nga korrupsioni, duke iu referuar skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bumçi nënvizoi se SHBA-të mbajtën qëndrime të kundërta, pasi kur Lulzim Basha ishte kryetar i PD-së, i thanë që dyshohej për lidhje me financime ruse.

Por sapo Berisha mori drejtimin e partisë, Bashës i deklaruan se ishte partner strategjik.

“Në të njëjtën kohë që zotit Basha kur ishte kryetar, i thanë dyshohet që je lidhur me fonde ruse, u godiste Basha që ishte kryetar. Sapo mori partinë zoti Berisha, i thanë që ti je partneri ynë strategjik, ti mund të shkosh në Uashington kur të duash.

Si kjo Amerikë në të njëjtën kohë me dy qëndrime? Ja pra qëndrimi që burojnë nga korruptimi dhe lobimi. Kjo është AMerika e vënë në lëvizje nga korruptimi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026