U përfol se do largohej nga Kukësi, Shqiprim Taipi reagon në ‘Kubin Sportiv’

31 Janar 2023 | 21:07

Mesfushori i Kukësit Shqiprim Taipi ka folur në ‘Kubin Sportiv’ në lidhje me lajmin e qarkulluar gjatë muajit janar për një largim të mundshëm nga verilindorët. Mediat asokohe publikuan se dy vëllezërit Shqiprim dhe Gjelbërim Taipi ishin të pakënaqur tek skuadra kështu që po klrkonin largimin.

Ka qenë vetë mesfushori i cili ka konfirmuar se ky është veç lajm i krijuar nga mediat, por asgjë e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë që unë dhe vëllai im do largoheshim nga Kukësi për arsye se e kemi filluar të gjithë së bashku si skuadër dhe ne asnjëherë nuk do ta lëmë skuadrën në këtë vend që është tani. Besoj se deri në fund të sezonit do jemi te Kukësi dhe do ja arrijmë qëllimit”, tha Shqiprim Taipi.

Dyshja në fjalë është pjesë e formacionit bazë tek kuksianët, ku Gjelbërimi është kapiten tek verilindorët. Skuadra këtë vit lufton për t’ iu larguan zonës së mbijetesës, ndërsa objektiv mbetet Evropa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025