VIDEO: Të dyshuarit si vrasës me pagesë përndjekin biznesmenin deri në ashensor

21 Tetor 2020 | 10:05

Gazetari i Euronews Albania Merin Maçi siguroi pamjet e kamerës së sigurisë, të cilat kanë kapur çastin kur dy të dyshuar si vrasës me pagesë përndjekin të maskuar deri në banesë biznesmenin Andon Dhima, i cili e ka kallëzuar ngjarjen në polici.

Dhima, prej një javë kishte konstatuar se po ndiqej nga dy persona të maskuar.

Në pamjet dallohen dy persona të maskuar dhe me çadra që hyjnë me rrëmbim në mjediset e një pallati pak pasi aty hyn biznesmeni. Më pas ata dalin menjëherë, kjo për shkak të pranisë së personave të tjerë në godinë.

Momenti në fjalë dyshohet se ka qenë kyç për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve nga policia, pasi biznesmeni Dhima bëri kallëzim.

Hetimet e policisë zbuluan se atentati ndaj sipërmarrësit po organizohej nga të paktën dy persona dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët kishin precedencë penale dhe dyshohet të jenë vrasës me pagesë. 

Për këtë policia arrestoi katër persona të cilëve iu gjet një pistoletë, pranga, uniforma dhe letërnjoftime të falsifikuara të policisë. Tashmë po vijohet për të zbuluar porositësit e atentatit.

 

Lexoni gjithashtu:

Ekskluzive/ Të dyshuarit si vrasës me pagesë që po i organizonin atentatin sipërmarrësit në Tiranë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026