Kurti i përgjigjet SHBA-BE: Nuk shantazhohemi dhe as s’kemi frikë

2 Shkurt 2023 | 09:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, tha se do t’i rezistojë çdo përpjekjeje për “shantazh” nga ana e Perëndimit.

Në lidhje me insistimin e BE-së dhe SHBA-ve për themelimin e Asociacionit Albin Kurti tha se ajo që po kërkojnë është barazi dhe njohje reciproke.

“Ne nuk mund të shantazhohemi. Nuk mund të kemi frikë. Ne jemi njerëz të guximshëm dhe ajo që kërkojmë është trajtim i drejtë, barazi dhe njohje reciproke. Nuk është e drejtë që të bësh presion mbi vendin më pro-evropian, pro-amerikan dhe demokratik në Ballkanin Perëndimor. Presioni duhet të bëhet mbi Beogradin”, u shpreh Kurti.

Kurti i kërkoi ndërkombëtarëve që presionin ta orientojnë mbi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se Beogradi po kërkon kthim prapa në kohë.

Kurti e cilësoi Serbisë, një “autokraci” që ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe po vazhdon të destabilizojë Evropën Juglindore, rrjedhimisht Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se partia që ai drejton, nuk e mbështet në asnjë mënyrë kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë jashtë marrëveshjes finale me Serbinë.

Ai tha se e vetmja mënyrë është që Asociacioni të themelohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij, duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellë sepse një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjellë, nuk ofron stabilitet për Kosovën.

Krasniqi akuzoi  kryeministrin Albin Kurti për mungesë të koordinimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar qëndrimin Kurtit mbi Asociacionin, një kauzë false, me të cilën erdhi në pushtet, e që vazhdon ta mbajë peng.

Krasniqi theksoi se nga takimet që ka pasur në Uashington këto dy ditë, në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Mbrojtjes, nuk ka pasur një kërkesë të tillë që çështja e Asociacionit dhe “marrëveshjes finale” të jenë të ndara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026