Nis me tensione parlamenti, Boçi: Rama ka kryer akt tradhëtie kombëtare

2 Shkurt 2023 | 10:20

Ka nisur me tensione seanca plenare e kësaj të enjteje, ku pritet të mbahet interpelanca e thirrur nga opozita me kryeministrin Rama në lidhje me çështjen McGonigal.

Ishte deputeti i PD-së Luçian Boçi, ai i cili mori fjalën për procedurë dhe hodhi akuza të forta mbi kryeministrin.

Boçi tha se Rama duhet të arrestohet pasi ka kryer një akt tradhëtie ndërkombëtare duke korruptuar zyrtarin e FBI-së për të eliminuar opozitën.

“Përpjekja për të eliminuar opozitën është akt tradhëtie kombëtare. Edi Rama kërkon të eliminojë demokracinë dhe kërkon të ndërtojë një regjim, pasi te ketë eliminuar opozitën.

Është kryeministri I parë në historinë e Shqipërisë që korrupton një zyrtar të lartë të SHBA-ve.

Kryeministra të korruptuar bota ka njohur plotë, por kryeministër që korrupton bota nuk ka njohur dhe ky është Edi Rama. Korrupton në dëm të interesavve kombëtare. Është i vetmi kryeministër që ka cënuar marrëdhëniet me SHBA-të. Duhet të vijë këtu dhe nga këtu duhet të dalë me pranga në duar.

Është i marrë në hetim nga Grand Jurie, duhet të nisin hetimet dhe nga drejtësia shqiptare pasi ka korruptuar zyrtarin më të lartë të inteligjencës ameriakne”, tha Boçi.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026