Opozita bllokon foltoren, Vokshi nxjerr videon e Ramës për ish-zyrtarin e FBI

2 Shkurt 2023 | 10:25

Ka nisur me tensione ashtu siç ishte paralajmëruar, seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e PD kanë bllokuar foltoren duke kërkuar mocion me debat pa limit lidhur me skandalin McGonigal.

Deputetja e PD Albana Vokshi tregoi një video të kryeministrit Edi Rama shtatorin e vitit të kaluar ku thotë se McGonigal ka qenë dhe është miku i tij.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka hequr mikrofonin deputetes së PD duke i kërkuar të lirojë foltoren.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, i cili mori fjalën për procedurë, hodhi akuza të forta mbi kryeministrin.

Boçi tha se Rama duhet të arrestohet pasi ka kryer një akt tradhtie ndërkombëtare duke korruptuar zyrtarin e FBI-së për të eliminuar opozitën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026