Çështja “McGonigal” | PD-ja kërkesë Kuvendit: Mocion me debat dhe pa limit kohor
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së nesërme, ku kërkohet mocion me debat pa limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet.
Përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët kërkojnë që në seancën e nesërme të kenë kohë pa limit për diskutuar për çështjen e “McGonigal” dhe përfshirjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzën amerikane.
“Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali te paprecedente, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion nderkombetar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si de, bazuar ne Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 te Rregullores se Kuvendit, një grup deputetësh kërkon:
- Ndryshimin e Rendit të Ditës të seancës së datës 02.02.2023, ora 10.00 ;
- Ne përputhje me piken 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për çështjen e mësipërme.
- Kerkojmë që Debati të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësine çdo deputeti të shprehet.
Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëhere pas dorezimit të kesaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare date 2 Shkurt 2023, ora 10.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kerkesës se mësipërme”, thuhej ndër të tjera në kërkesë.
Seanca plenare e së enjtes pritet të sjellë përballjen e kryeministrit Edi Rama me opozitën për çështjen e përfshirjes së tij me ish zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal që po hetohet në Amerikë.
Në këtë seancë pjesëmarrja e opozitës nuk do të jetë e plotë. 5 deputetë të Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në punimet e Parlamentit pasi janë të përjashtuar për shkak se 1 javë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit duke pamundësuar zhvillimin e seancës.
Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi nuk do të marrin pjesë në seancën plenare dhe as në komisionet parlamentare për 10 ditë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë