Ligji i medias, Soreca: Jemi pro vetërregullimit, por që ta çojë përpara qeveria duhet t’i përmbahet rekomandimeve të Venecias
“Ne mendojmë se qasja më e mirë për çfarëdolloj ndërhyrjeje legjislative në fushën e lirisë së fjalës apo të shprehjes është vetërregullimi. Çdo herë që përpiqesh të rregullosh lirinë e shprehjes dalin tensione për arsye se konflikti është i pashmangshëm ndërmjet anës politike dhe fjalës së medias,” me këto fjalë i komentoi ambasadori i BE, Luigi Soreca planet e qeverisë shqiptare për ligjin e medias në një intervistë në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare.
“Është e pakonceptueshme që të kemi ligj për median pa komunitetin e medias, pa përfshirën e tyre dhe që të kenë kohën e mjaftueshme për tu shprehur,” shtoi ambasadori Soreca.
Megjithatë, z. Soreca tha se është parë që qeveria shqiptare është e vendosur ta çojë përpara këtë ligj, ndaj në këtë rast duhet të sigurohet që të përmbushë çdo rekomandim të Komisionit të Venecias lidhur me këtë çështje.
“E kemi thënë në nivelet më të larta të mundshme, nuk jemi të mendimit se një ligj media që nuk është në përputhje me ato rekomandime do të përmbushte standardet e BE,” u shpreh ambasadori.
“Ne do të jemi skajshmërisht të fokusuar tek puna e qeverisë lidhur me këtë çështje. E kemi shprehur shqetësimin tonë, po japim dhe ekspertizë së bashku me Këshillin e Europës që puna të bëhet,” deklaroi z. Soreca.
Përfaqësuesi i BE, tha se ekspertët ndërkombëtar nga Këshilli i Europës me fonde të BE po punojnë me relatorin në Kuvendin e Shqipërisë, por që ende nuk kanë parë një version të përditësuar, të cilin ambasadori tha se e pret me padurim.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon