“Rama fshihet pas fustanit të Spiropalit”, Bardhi kërkon në Kuvend kryeministrin

2 Shkurt 2023 | 11:51

Gazment Bardhi në seancën që po zhvillohet në Kuvend është shprehur se nuk ka kërkuar interperlancë me ministren Elisa Spiropali por me Edi Ramën që është i përfshirë në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.

Në fjalën e tij ai u shpreh se nuk e parashikon rregullorja që Rama të ia delegojë dikujt tjetër fjalën e tij.

Bardhi tha se Rama po fshihet pas fustanit të ministres Elisa Spiropali ndërsa kërkoi që ai të shkojë në Kuvend dhe të japë shpjegime se ku i marrë 250 mijë dollarë për të stisur një histori kundër opozitës.

“Unë nuk kam kërkuar interperlancë me Elisa Spiropalin po Edi Ramën që është kapur në  flagrancë nga SHBA duke korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së. Është një interperlancë për një veprimtari private. Dëgjova Spiropalin që tha se keni frikë ta vazhdoni me mua këtë seancë. Problemi është pse ka frikë Edi Rama në parlament.

Pse për një veprimtari kriminale Rama kërkon të keqpërdor një zonjë dhe të fshihet pas fustanit të saj. Të vij të japi shpjegime dhe sqaroj opinionin publik ku i ka gjetur 250 mijë dollarë për të stisur një histori kundër opozitës. Është aferë e Edi Ramës. Nuk e parashikon rregullorja që Rama të ja delegojë dikujt tjetër interperlancën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026