‘Ky është një apel pa kthim’, Berisha-Ramës: Dorëhiqu, mos ia zgjat ditët vetes

2 Shkurt 2023 | 15:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas zbulimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në një deklaratë për mediat nga seliu blu, Berisha u shpreh se Rama duhet të rrëzohet nga protesta e 11 shkurtit.

“Ne kemi thirrur më datën 11 protestën më të madhe në historinë e vendit. Ju nuk mund të dështoni kurrë në rrëzimin, largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje. Ai nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikën. Ju duhet të dëshmoni dhe do të dëshmoni se ose dorëheqjen, ose do të përballet me probleme shumë madhore. Ai duhet të largohet. Ky është një apel pa kthim. Mos t’ia zgjasë ditët vetes, mos të përdorë Lindën e Parlamentit për të bërë veprime anti-kushtetuese dhe anti-ligjore.

Çdo orë që ai kalon është orë turpi për çdo shqiptar. Nuk mund të pranohet kurrë në krye të qeverisë një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s që fut thikën më të rëndë. Ndoshta ndër më të rëndat në 30 vite, ose më shumë në fushën e sigurisë së vendit të lirisë. Nuk mund të pranohet asnjë orë më shumë një njeri që del i qartë si drita e diellit se ka bërë gjitçka për të shuar pluralizmin në Shqipëri, dhe që vazhdon në mënyrën më kriminale. Ndaj edhe njëhrerë, largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kam bindjen më të thellë se kohërat e tij janë të numëruara dhe se qytetarët shqiptarë janë të vendosur me dinjitetin dhe moralin e tyre, dhe se ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndërshëm, por thjesht Taulant Ballat, Gjiknurët e mafies shqiptare”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026