Gjykata e Apelit në Hagë jep vendimin për dy ish-krerët e UÇK-së

2 Shkurt 2023 | 16:06

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë dha këtë të enjte vendimin për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Apeli vendosi të ulë me tre muaj, vendimin e dhënë fillimisht për dy ish-krerët e UÇK-së.

Dënimet e njësuara, sipas Apelit, do të jenë prej 4 vjetësh e tre muaj burgim.

Në këtë kohë do të llogaritet dhe koha e qëndruar prej tyre në paraburgim.

Kujtojmë se më 18 maj 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Ata ndodhen në Hagë në paraburgim që prej shtatorit të vitit 2020.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve...
14:43 | 20/07/2026

Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të...
14:04 | 20/07/2026

LIVE- Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë. Debate në seancën plenare

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para...
13:57 | 20/07/2026