Naftëtaret e Ballshit nuk tërhiqen, kërkojnë zgjidhje nga Rama dhe Balluku

22 Tetor 2020 | 14:31

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit vijojnë qëndresën në kërkim të pagave të prapambetura. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama i cili kërkoi, që naftëtarët të lënë grevën dhe më pas të ulen në dialog, naftëtarët thonë se nuk do ta pranojnë një gjë të tillë, por kërkojnë që greva të vijojë paralelisht deri në zgjidhjen e çështjes.

Gratë naftëtare janë prej tetë ditësh në grevë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet. Njëra nga naftëtaret greviste, Dhurata Ali, tha për Euronews Albania se nuk do të pranojnë të ndërpresin grevën. Ajo kërkoi nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku. që t’i japin fund shqetësimeve të tyre.

“Kërkojmë me një thirrje të fortë të bëjmë dialog me kryeministrin, por e theksojmë, jo të lëmë grevën, njëkohësisht duhet të zhvillojmë grevën dhe negociatat të zhvillohen paralel. Ne kërkojmë zgjidhjen dhe zgjidhjen e kërkojmë nga i madhi i vendit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku. E kemi thënë këtë se fëmijët po na e kërkojnë një gjë të tillë. Unë do ta bëj këtë sakrificë, që fëmijët tanë ta dinë dhe të na mirëkuptojnë për këtë dhimbje që kemi ne”, tha ajo.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti znj. Ali nëse ka pasur ndonjë zyrtar shetëror që ka shkuar për t’u interesuar për hallin e tyre, për këtë, naftëtarja greviste në Ballsh u shpreh si vijon:

“Nuk ka pasur asnjë person që të ketë ardhur këtu, që të na lehtësojnë sado pak dhimbjen. Në ditën e tetë nuk kemi mundësi t’u flasim as fëmijëve tanë. Kemi parë nja dy zonja…. znj. Kryemadhi dhe nja dy zonja të tjera”, theksoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

Rama tjetër apel naftëtarëve: Dilni nga greva dhe bisedojmë, hallin s’ua shkaktoi qeveria

Dita e shtatë e grevës së naftëtareve: Nëse s’marrim përgjigje do të na bashkohen edhe fëmijët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026