Cili shtet humbet në Hagë, Shqipëria apo Greqia? Studiuesi jep detaje në Euronews Albania
Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet për çështjen e detit t’i zgjidhin në Hagë. Kjo qasje u mësua nga vizita që pati në Tiranë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, i cili krahas kësaj, u shpreh optimist edhe për heqjen e ligjit të luftës.
Tema kryesore, e cila tashmë është kthyer në vëmendjen e debatit publik lidhet me atë se cili shtet do të dalë fitues në “betejën” e Hagës? Studiuesi i njohur Agron Alibali i tha Euronews Albania se dakordësia e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për ta çuar çështjen e detit në Hagë është një hap i mirë në parim, ku shtoi se kjo ndikon në uljen e ngarkesave emocionale mes dy vendeve.
Ai theksoi se në këtë proces nuk do të ketë humbës. Studiuesi Alibali shprehet se praktika ndërkombëtare ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dhënë vendime të drejta, të bazuara sipas parimeve të Konventës së Detit.
“Kam mendimin se zgjidhja e rënë dakord në parim nga të dyja palët është hap pozitiv dhe duhet përshëndetur. Palët kanë mbi 12 vjet që negociojnë dhe mosmarrëveshjet gjatë kësaj periudhë nuk u zgjidhën dot. Praktika ka treguar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të përcaktojë kufijtë detarë të drejtë, objektivë dhe të ndershëm, në përputhje me Konventën e Detit.
“Kam mendimin se të dyja palët fitojnë, sepse arritja e një kufiri të drejtë është thelbësor për paqen dhe fqinjësinë mes dy vendeve. Dërgimi i çështjes në Hagë i largon ngarkesat e tepërta emocionale. Greqia ka të drejtë që të zgjerojë detin deri në 12 milje, aty ku kjo nuk cenon interesat e shteteve fqinje”, tha ai.
Ai komentoi edhe çështjen e heqjes së ligjit të luftës, që Greqia ka caktuar për Shqipërinë dhe ministri grek e cilësoi si “anakronizëm”.
“Heqja e ligjit të luftës është detyrim i pa përmbushur i palët greke. Shfuqizimi i këtij ligji ka qenë kusht nga Shqipëria për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
“Çështja e Detit” me Greqinë, Ilir Meta vendos “vijat e kuqe” për parimet që duhen ndjekur
“Deti” çon në Hagë Shqipërinë dhe Greqinë, Panajot Barka: Do ketë dy pikëpyetje për këtë çështje
Ndërkombëtarët ‘arbitër’ për detin, Rama dhe Dendias diskutojnë edhe për heqjen e ligjit të luftës
Në Hagë për kufirin detar, profesori jep alarmin për rrezikun që i kanoset Shqipërisë
Kufiri detar me Greqinë, Rama: Kemi rënë dakord t’i drejtohemi instancave ndërkombëtare
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon