Studenti: Rama është manipulator i mirë i situatave, Berisha ka agresivitet politik

4 Shkurt 2023 | 10:50

Studenti Aldi Shehu thotë se kryeministri Edi Rama di të manipulojë mjaft mirë situata të caktuara dhe sipas tij, këtë e bëjnë politikanët e mirë në të gjithë botën.

Në emisionin “RinTalk” në Euronews Albania, Shehu u shpreh se te kryedemokrati Sali Berisha do vlerësonte agrisivitetin që ka në politikë, ndërsa te kreu i Partisë së Lirisë, do vlerësonte qetësinë

“Unë e kam të vështirë të jap një emër shqiptar. Te zoti Rama, do i hiqja vetëm faktin që është një manipulator shumë i mirë i situatave. Politikanët e mirë në të gjithë botën dinë të manovrojnë situata të vështira. Zoti Rama është i aftë ta bëjë këtë.

Te zoti Berisha do vlerësoja agrisivitetin e tij politik. Çdo politikan duhet të jetë agresiv në momente specifike, për të qetësuar si popullin, po ashtu edhe kolegët e tij. Te zoti Meta do vlerësoja qetësinë që ai ka në momente specifike”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025