Çfarë i premtoi Erdogan Kurtit? Detaje nga takimi i mbajtur në Stamboll

4 Shkurt 2023 | 12:47

Presidenti turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.

Kështu u shpreh presidenti gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili zhvilloi një vizitë në Stamboll.

“Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të dëshmojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialgout me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u shpreh Erdogan.

Në konferencën e përbashkët për media, Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. Ai e vuri theksin edhe tek raportet ekonomike

“Një nga synimet tona kryesore si Qeveri është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme”, tha Kurti.

Presidenti Erdogan  ndër të tjera shtoi se Ankaraja  po vazhdon përpjekjet për t’u siguruar që Kosova të “arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare”.Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë.

Paralelisht, Erdogan tha se diskutoi me Kurtin edhe për luftën kundër terrorizmit. Presidenti turk e vuri theksin te lëvizja Hizmet, e klerikut Fetullah Gulen që e ka shpallur organizatë terroriste.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026