Kuvendi i Serbisë miraton raportin për procesin e negociatave me Kosovën
Deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan me shumicë votash raportin e qeverisë për negociatat për Kosovën, për periudhën nga shtatori 2022 deri në mes të janarit 2023.
Nga 186 deputetë të pranishëm, 153 votuan për raportin e qeverisë, 23 kundër dhe nëntë deputetë nuk votuan, shkruan Euronews Serbia.
Deputetët debatuan dy ditë në një seancë të posaçme kushtuar çështjes së Kosovës.
Dita e parë e seancës u karakterizua nga konflikte të shumta verbale, madje edhe nga një incident ku në një moment pati një përplasje mes deputetëve. Në ditën e dytë, Raporti u miratua pas seancës së orës 11:00.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se 90 për qind e asaj që është bërë publike për planin franko-gjerman është e vërtetë dhe është lëshuar nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të cilët ishin të kënaqur me të.
Ai tha se problemi më i madh është neni i katërt i atij dokumenti, i cili përcakton se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë