Hong Kongu jep 500 mijë bileta falas, nisma për të rimëkëmbur turizmin pas pandemisë

4 Shkurt 2023 | 15:27

Hong Kongu po jep falas 500,000 bileta udhëtimi si pjesë të përpjekjeve për ta rimëkëmbur industrinë e turizmit dhe për t’i tërhequr vizitorët në qytet.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, nisi fushatën prej 2 miliardë dollarësh me sloganin ‘Përshëndetje Hong Kong’.  Biletat nisin të jepen më 1 mars dhe do t’i kushtojnë qytetit 254,8 milionë dollarë në total.

Ato  do të shpërndahen në  tri faza : nga 1 marsi për njerëzit rreth Azisë Jugore, nga 1 prilli për qytetarët në Kinë dhe nga 1 maji për banorët e të gjithë botës.

Hong Kongu ka pasur disa nga rregullat më të rrepta për udhëtarët gjatë gjithë pandemisë. Qyteti u përafrua me strategjinë ‘zero-COVID’ të Kinës dhe ka lehtësuar rregullat e hyrjes më ngadalë se sa vendet rivalë si Singapori, Japonia dhe Tajvani.

Tanim, vizitorët nuk kanë më nevojë të izolohen pas mbërritjes,  por me kusht që të rezultojnë negativë për COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026