Temperaturat disa gradë nën 0, mijëra familje pa energji elektrike në Juglindje

5 Shkurt 2023 | 12:05

Temperaturat në juglindje kanë shkuar deri në – 11 gradë celsius, temperatura këto të shoqëruara me reshje dëborë dhe erëra të forta. Për shkak edhe të rrjetit të amortizuar elektrik, në shumë prej fshatrave të juglindjes, me mijëra familje kanë ngelur pa energji elektrike.

Disa fshatra të bashkisë Maliq momentalisht nuk janë duke u furnizuar me energji elektrike, si njësia administrative Lozhan dhe Vreshtas, ku problematika situata paraqitet në fshatin Petrushë.

Në këto dy njësi administrative me tepër se 3000 familje ndodhen në errësirë.

Edhe në njësinë administrative të Leskovikut në Bashkinë e Kolonjës ka probleme, ku mbi 400 familje nuk janë duke u furnizuar me energji elektrike.

Shkëputje të herëpashershme ka edhe në njësitë administrative të Lekasit dhe Vithkuqit në Bashkinë e Korçës dhe njësinë administrative të Mokrës në Bashkinë e Pogradecit

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026