Spahiu: Protesta e shkurtit s’është kauzë popullore por luftë mes dy bandave mafioze
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur protesta e 11 shkurtit nuk është një kauzë popullore por një luftë mes dy bandave.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se në momentin që ka kauzë popullore është populli që vërshon në rrugë e jo partia.
“Kjo nuk është një kauzë popullore, është një luftë mes dy bandave. Në momentin që ka kauzë popullore është populli që vërshon në rrugë nuk është partia që thërret popullin. Populli thërret partitë politike, populli nxjerr liderët. Përsa kohë që ky skandal ka një javë që është publikuar dhe në dyert e parlamentit dhe të qeverisë, nuk ka pasur as 10 protestues që të dilnin në mënyrë të natyrshme, ajo do të quhej një kauzë popullore”- tha Spahiu.
Protestën e Berishës, Spahiu e konsideroi jo serioze dhe qesharake.
“Protesta e Berishës është joserioze dhe qesharake pa kauzë popullore. Në verë shtyu protestën se iku në plazh dy muaj, pastaj në vjeshtë e shtyu prej kampionatit botëror, në dimër e shtyu prej vitit të ri dhe gjelit të detit, tani më datë 11 do e shtyjë prapë për Shën Valentin dhe se fillon ramazani. Nëse Berisha e zgjat tre ditë rrjesht atë protestë, po ju them se ditën e katërt do të bëhen me Berishën, por jam i sigurt që do të zgjas vetëm tre orë, dhe siç ka lënë çdo kauzë përgjysmë do të lërë dhe këtë”- nënvizoi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus