E gjithë bota solidarizohet me Turqinë, Biden jep urdhrin për ndihmë
Më shumë se 560 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri dhe mijera jane plagosur pasi një tërmet i magnitudës 7.8 ballë tronditi mëngjesin e sotëm pjesën juglindore të Turqisë, në kufi me Sirinë. Numri i viktimave pritet të jetë dhe më i lartë pasi dëmet raportohet se janë katastrofike dhe shumë njerëz kanë mbetur në rrënoja. Ministria e Shëndetësisë në Siri bën me dije se 237 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 të tjerë janë plagosur.
Operacionet e kërkimi shpetimit kanë nisur mes temperaturave teper te ulëta.
Turqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe u ka bërë thirrje njerëzve të mos përdorin celularët që zjarrfikësit të koordinohen më lehtë mes tyre.
Miliona njerëz në Turqi, Siri, Liban, Qipo dhe Izrael kanë ndier lëkundjet ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit turk të Gaziantep.
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, u shpreh presidenti turk Erdogan në reagimin e tij të parë .
Ai tha se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera ishin në gatishmëri.
Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga raportet e katastrofës, u shpreh këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar agjencinë ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë në këto momente të vështira Turqinë dhe Sirinë.
Rajoni i prekur nga tërmeti është historikisht i rrezikuar nga lëkundjet e tokës. Në vitin 1999 rreth 18,000 njerëz humbën jetën pasi një seri tërmetesh prekën Turqinë veriore.
Por Disa ekspertë janë shprehur se termeti i sotem mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi mbi 80 vjet më parë.
Në një postim në rrjetin social Twitter Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj shpreh ngushellimet për ngjarjen e rëndë ne Turqi
“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!” shkruan Presidenti.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh po ashtu ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi.
Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim.
Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme” thuhet ne njoftimin e qeverise.
Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar se një ekip holandez i kërkim-shpëtimit do t’i bashkohet kërkimit të të mbijetuarve në Turqi dhe Siri.
Në një postim në Twitter, ai ndau gjithashtu ngushëllimet e tij për presidentin e Turqisë Erdogan, duke thënë: “Mendimet janë me të gjitha viktimat e kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore”. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia gjithashtu do të “mobilizojë burimet e saj” dhe do të ndihmojë zonat e prekura. Udhëheqësit e Serbisë dhe Suedisë kanë premtuar gjithashtu se do të dërgojnë ndihmë në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve