“Do të jap një çokollatë”- Biseda mes personelit dhe fëmijës nën rrënoja
Ndërsa një ekip shpëtimi po kujdesej të nxirrte një fëmijë nga rrënojat, përveç pamjes së trishtë, prekëse ishte dhe biseda mes personelit dhe të voglit.
“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd,” – i fliste një djalë, pjesë e ekipit të shpëtimit, fëmijës i cili duket i trembur nën një godinë tërësisht të shkatërruar.
“Buradan çıkalım çikolatan benden”#Adana‘da Yurt Mahallesi’nde yıkılan binanın enkazından bir çocuk yaralı olarak çıkarıldı.
O anlarda #UMKE ekipleri ile çocuk arasında geçen diyalog ise duygulandırdı.#deprem #Kahramanmaraş pic.twitter.com/bzHFXD9Iqu— A Haber (@ahaber) February 6, 2023
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 1900 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra.
LEXONI GJITHASHTU:
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigracioni në New Jersey
Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”
- 21:05 Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigracioni në New Jersey
- 20:51 Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 19:28 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë