“Spitalet në panik, thirrje për dhurim gjaku” – Mjeku tregon situatën në Turqi
Mjeku shqiptar në Turqi Gëzim Dauti tha në një intervistë për Euronews Albania se shkollat janë mbyllur në të gjithë Turqinë për 1 javë, pasi veç tërmetit Turqia po përballet me një mot ekstremisht të ftohtë.
Ai tregoi se situata në zonën ku ka ndodhur tërmeti paraqitet shumë kaotike, dhe nevoja për gjak është thirrja e parë nga Hëna e kuqe turke.
Por sipas mjekut, ende nuk flitet ende për kolaps apo pamjaftueshmëri të kapaciteteve spitalore në qytetet që janë prekur nga goditjet shkatërruese.
“Hëna e kuqe turke ka bërë thirrje për të dhuruar ndihma si dhe dhurim gjaku që po pakësohet me shpejtësi në bankat e gjakut. Unë bashkë me kolegët e mi, që punojmë në spital privat jemi organizuar për dërgimin e mjekëve dhe dhurimin e gjakut. Për momentin në vendngjarje gjendja është ende shumë e rrëmujshme, ndaj për të shmangur kaosin në fillim po shfrytëzohen kapacitet shtetërore dhe vullnetarë që do të paguhen. Ende nuk flitet për kolaps apo pamjaftueshmëri të kapaciteteve spitalore, por situata nuk mund të menaxhohet vetëm nga spitalet e 10 qyteteve më të prekura nga tërmeti”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta