Sfidat e sigurisë kibernetike, Kim: Mbështetje të plotë për Shqipërinë
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është shprehur se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër sulmeve kibernetike që kërcënojnë vendin tonë.
Në një konferencë për shtyp, Kim theksoi se SHBA është e përkushtuar që ta bëjë Shqipërinë të aftë të mbrojë veten, ndërsa shtoi se sulmet kibernetike janë një kërcënim i vazhdueshëm.
“SHBA ka punuar përkrah Shqipërisë për një përgjigje të gjerë ndërkombëtare për të dënuar sulmin e Iranit dhe për të shprehur mbështetje për Shqipërinë dhe për të sjellë veprime konkrete. Nuk jeni vetëm në këtë përgjigje. SHBA është me Shqipërinë. Duhet të identifikojmë mbrojtjen tonë kolektive dhe reagimet ndaj tyre. Do të jenë 50 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike. Jemi të përkushtuar që ta bëjmë Shqipërinë të aftë të mbrojë veten, Hapat që SHBA dhe Shqipëria ka bërë janë domethënëse dhe do të vazhdojnë. Ne duhet të pranojmë se sulmet kibernetike do të jenë një kërcënim i vazhdueshëm”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë