Protesta e Berishës. Balla: Axhendë personale! Do humbasin më thellë në 14 maj

7 Shkurt 2023 | 15:08

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar këtë të martë protestën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Balla tha në fjalën e tij se sa herë që Shqipëria ka çështje të rëndësishme, Berisha është gjithmonë në protestë. Si çështje të rëndësishme ai iu referua pranimit të planit franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai shtoi se protestat bëhen për qëllime të axhendës personale të Berishës dhe jo të axhendës së Shqipërisë.

“Sa herë që Shqipëria ka çështje të rëndësishme Sali Berisha është në protestë. Do doja që komunikimin me ju ta nisja me një çështje të rëndësishme. Desha të  përshëndes Albin Kurtin për vendimin e rëndësishëm që ka marrrë për popullin e Kosovës në lidhje me planin franko-gjerman. Që nga 2 korriku i vitit 1990 e më pas, gjithmonë kur Kosova ka një çështje që ka nevojë për vëmendjen e Shqipërisë, Shqipëria duhet ta ketë vëmendjen te Kosova.

Për protestat e Sali Berishës, janë axhenda personale e një njeriu që nuk mund të imponohet mbi axhendën e Shqipërisë. 14 maji po vjen, më pak se 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet. Dhe ajo që mund t’iu them është se këta do të marrin një rezultat më të dobët nga zgjedhjet e fundit, pasi këta Shqipërinë e njohin nga konferencat për shtyp dhe shajnë punën e atyre që punojnë”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026