“McGonigal”/ Alibeaj: Tallje me Kushtetutën! PS e quan të ezauruar interpelancën
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një komunikim për mediat, në përfundim të Konferencës së Kryetarëve.
Alibeaj tha se maxhoranca e rrëzoi kërkesën për mbajtjen e interpelancës me kryeministrin nën argumentin se ajo u zhvillua seancën e kaluar.
Sipas Alibeajt, seancën e kaluar Rama theu rregulloren duke mos u paraqitur në seancë dhe duke e deleguar interpelancën tek ministrja Spiropali.
“Interpelanca e kërkuar me kryeministrin Rama për informacionet që ai di dhe për dhëniet marrjet me McGoniagal, për koncesionet e dhëna dhe shumat 225 mijë euro, duhet të mbahej.
Instrumenti është i thjeshtë. Interpelanca është një nga instrumentet që kryeministri të ndodhet në seancë dhe të japë shpjegime.
Përgjigjja e maxhorancës ishte që nuk e pranojmë, me argumentin se u ezaurua radhën e kaluar, ju e patë çfarë ndodhi radhën e kaluar “nuk përgjigjej Rama se ishte fshehur do përgjigjej Elisa. Kjo është tallje dhe shkelje e Kushtetutës”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës