Përlotet shqiptarja: Rrënojat u mbuluan me borë, s’dimë a janë gjallë apo vdekur

7 Shkurt 2023 | 21:22

Rudina Ajazi shqiptare që jeton në Turqi tha në emisionin Now në Euronews Albania se ditën e dytë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi jugun e Turqisë gjendja është edhe më e rëndë, pasi moti i acartë ka mbuluar me borë rrënojat.

Mes lotësh ajo tregoi se qytete të tëra ku jetonin qindra mijëra banorë janë rrafshuar pothuajse fare, dhe shpresat për të mbijetuar janë më të vogla pasi rrënojat ku gjendet ende shumë njerëz janë mbuluar nga bora.

“Në disa zona akoma nuk kanë mbërritur ekipet e kërkim shpëtimit. rrënojat janë mbuluar me borë njerëzit janë poshtë nuk dihet a janë gjallë apo kanë vdekur. Kërkojnë ndihmë”, tha ajo mes lotësh.

Ajo tregoi historinë e një djali të ri që u nxor pas 42 orësh nga rrënojat me foshnjën 6 muajsh, i cili siç tha i vdiq në duar sapo mbërriti në ambulancë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026