Aktakuza për Thaçin, Muhamet Hajrullahu: Presim vendimin, Kosova duhet të përmbushë detyrimet ndaj Gjykatës Speciale

24 Tetor 2020 | 10:46

Analisti politik Muhamet Hajrullahu komentoi për Euronews Albania zhvillimet e mundshme për sa i përket akt-akuzës nga Haga ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Afati kohor i parashikuar prej 6 muajsh që nga njoftimi për akt-akuzën ka kaluar, kjo sipas Hajrullahut e bën situatën që të vihet në pritshmëri se çfarë do të ndodhë nga ana e politikës në Prishtinë.

Hajrullahu e cilësoi problematike qasjen kundër Gjykatës Speciale dhe përpjekjet për shfuqizimin e saj pesë vite pas formimit nga vetë udhëheqësit politikë të Kosovës dhe kujtoi reagimet e ndërkombëtarëve dhe detyrimet që ka marrë Prishtina.

“Vetë deputetët e votuan Gjykatën Speciale, prandaj nuk mund të mbështetemi për muri dhe të tregojmë me gisht ja Gjykata… tani pesë vite më pas të themi se kjo gjykatë është e njëanshme kjo është problem, jo ndërkombëtarët, Kosova i ka marrë detyrimet e saj dhe kjo nuk duhet të ndodhë teksa kemi vetëm akt-akuzat e para,” – tha Hajrullahu duke cituar komentin e ambasadorit amerikan se “qasja kundër Gjykatës Speciale është thikë pas shpine”.

Analisti politik tha se personalisht e mendonte se gjykata ishte e njëanshme, por tashmë është vonë për t’iu qasur me analiza apo komente.

 

Lexoni gjithashtu:

Akuza kundër Thaçit, sot skadon afati 6-mujor për konfirmimin apo rrëzimin nga Haga

Aspekti juridik për Specialen, a duhet të bëhen publike aktakuzat potenciale ndaj të akuzuarve?!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026