Kalon në Këshillin e Ministrave projekt-ligji i qeverisjes elektronike, detajet
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure pr.ligjin e qeverisjes elektronike.
Lajmin e ka bërë me dije zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Në fjalën e saj në një dalje për mediat Balluku e konsideroi këtë ligj si mjaft të rëndësishëm ndërsa sqaroi arsyet e një vendimarrje të tillë.
“Sot në mbledhjen e Këshillit te Ministrave kaluam një nga ligjet më të rëndësishme, Ligji i qeverisjes elektronike. Ky pr/ligj është një rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt. Qeveria ka nisur një studim të tregut sa i përket profesioneve të veçanta. Në këtë rast profesionet kanë të bëjnë me zhvillimet teknologjike e dixhitale.
Janë një sërë profesionesh që sot trajtohen në forma të ndryshme. Për ta hapur këtë treg dhe për të bërë të konkurrueshme edhe pozicionet brenda administratës shtetërore do na duhet ta rregullojmë me ligj këtë kuadër“ u shpreh Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet