Bislimi fajëson Brukselin për moszbatimin e Marrëveshjes së Energjisë

8 Shkurt 2023 | 15:42

“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [së Energjisë] e ka vet Brukseli… që kanë dërguar sinjale të gabueshme të Elektroseveri përmes interpretimeve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë më Udhërrëfyesin”, ka deklaruar zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kështu tha ai gjatë një konference për media më 8 shkurt, kur u pyet se ku ka mbetur zbatimi i Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që Kosova dhe Serbia e kishin nënshkruar më 21 qershor 2022, shkruan REL.

Ndërsa marrëveshja ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas Bislimit, kompania serbe – Elektrosever – që do të furnizojë dhe faturojë energjinë në veri, thirret në një marrëveshje të cilën thotë se e ka nënshkruar në Stamboll të Turqisë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), e që sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026