Mbahet samiti i BE-së, raportet Kosovë-Serbi temë e diskutimit
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e lidereve te vendeve të BE-së, që zhvillohet sot dhe neser në Bruksel.
Në fund të këtij samiti pritet të miratohen konkluzionet, ku do t’i jepet mbështetje edhe propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në draftin e konkluzoneve, kërkohet që në tërësi dhe pa kushte të implementohen marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në kete draft bere public nga radio Europa e lire thuhet se Këshilli Evropian “në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së”.
“Këshilli i BE-së mirëpret propozimin evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik, i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane”, thuhet në propozimin e tekstit të konkluzave.
Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.
Perms ketij propozim, Kosovën dhe Serbia konsiderohen te barabarta dhe ne te percaktohet respektimi I integritetit territorial, paprekshmëris së kufijve, njohje të simboleve shtetërore etj
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit