Erdogan vë në dispozicion avionin privat, foshnjat jetime transportohen në Ankara
Foshnjat që u gjetën të vetme pas tërmetit që tronditi Turqinë dhe Sirinë dhe mori jetën e mijërave janë transportuar në mënyrë të sigurt në Ankara.
Avioni i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan u përdor për të transportuar 16 foshnja nga Kahramanmaras në kryeqytetin turk pas lëkundjeve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.5 të hënën.
Avioni i president turk është vënë në gatishmëri për t’u përdorur për aktivitete të lidhura me tërmetin, duke përfshirë transportin e ekipeve mjekësore dheshpërndarjen e ndihmës në rajonet e prekura.
Ai po përdoret gjithashtu për të transportuar persona të plagosur rëndë drejt Ankarasë.
Të 16 foshnjat në bordin e avionit u gjetën të vetme në zonat e tërmetit. Ato u morën nën përkujdesje nga nënat kujdestare të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale sapo avioni u ul në aeroportin “Esenboga”.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë
Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm
Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë