Akti i ekspertimit për ngarkesën e Cervanakut, ja sa kg kokainë ishte tretur në pleh

9 Shkurt 2023 | 11:27

Del akti i ekspertimit për ngarkesat me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia që u sekuestruan në banesën e ish-krykonunarit të Frakullit Viktor Çervanaku.

Ndryshe nga verifikimet paraprake ku u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg, burime bëjnë me dije se ekspertiza ka treguar se bëhet fjalë për 485 kg kokainë.

Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.

Zenel Çervanaku, i afërm i ish-kryekomunarit socialist, ishte porositësi i drogës, që vinte nga Kolumbia, me një ndalesë në Portin e Pireut në Greqi, e më pas u drejtua në Malin e Zi, në portin e Tivarit. Ngarkesa nuk u ndalua as në brigjet e vendit fqinj, ndërsa hatuesit pritën të gjenin destinacionin dhe pronarët e saj.  Droga lëvizte nga njëri port në tjetrin në 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda së cilës fshihej rreth 485 kg kokainë, me vlerë dhjetëra milionë euro. Vëzhgimet dhe përgjimet zbuluan se në këtë grup kriminal, ishin të përfshirë:

Viktor Cervanaku, ish-kryekomunari i Farkës së Madhe, djali i tij Denilsoni dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati, vëllai i Zenelit që është edhe administrator i një shoqërie tregtare të themeluar në fillim të vitit të kaluar, për tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë. Por nuk ka dyshime se qëllimi kryesor ka qenë pikërisht aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Mes të arrestuarve të tjerë janë katër të rinjtë që u arrestuan në Tiranë, 3 prej tyre me precedent për armëmbajtje pa leje e plagosje të rëndë, përkatësisht, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona. Në kërkim ndodhen 2 kolumbianët, nga të cilët njëri prej tyre quhet Zaimir Rodriguez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026