Në ‘zemër’ të tërmetit në Turqi, ekipi i Euronews Albania pasqyron situatën në kampe

9 Shkurt 2023 | 12:02

Ekipi i Euronews Albania ka mbërritur këtë të mërkurë në zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi.

Gazetari Ardit Hoxha ka raportuar live situatën në qytetin e Adanas, një zonë shumë pranë qyteteve të shkatëruara nga lëkundjet e forta sizmike.

Hoxha mundi të hynte dhe të pasqyronte kushtet brenda një kampi të ngritur për strehimin e personave të prekur nga tërmeti.

Për kamerën e Euronews të pranishmit në kamp u shprehën se i kishin përjetuar shumë keq lëkundjet dhe se ata ndihen shumë keq për atë që ka ndodhur.

“Ndihemi shumë keq”- thonë për Euronews Albania, banorët turq të cilët janë strehuar në kampin e ngritur në qytetin e Adanas.

Ndërkohë gazetari Hoxha tha: “Këto janë dhe çadrat e ngritura në kampin ku strehohen ekipet mjekësore dhe të emergjencave, por edhe banorët e prekur nga tërmeti. Ka një prezencë të lartë të policisë dhe personelit shtetëror për shpërndarjen e ndihmave dhe këshillimit psikologjik. Në Adana temperaturat nuk janë shumë të ftohta krahasuar me ato që ishin në Stamboll, apo në qytetet e tjera të prekura nga tërmeti si Gaziantep”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026